Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi i përbashkët virtual për zbatimin e Planit të Trajnimeve për vitin 2020

Prishtinë, 16 maj 2020

Dje, datë 15 maj 2020, është mbajtur takimi i përbashkët virtual ndërmjet përfaqësuesve të MAPL-së, përfaqësuesit nga GIZ, z. Besnik Vasolli, si dhe kryesueses së Kolegjiumit për Integrime Evropiane nga AKK, znj. Ajshe Berveniku.

Takimi kishte për qëllim analizimin e mundësive për vazhdimin e zbatimit të Planit të trajnimeve të MAPL-së për vitin 2020, me fokus në organizimin e trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve komunal për integrime evropiane dhe të komunikimit publik, përmes platformës online.

Divizioni për Avancim të Kapaciteteve dhe Reformave Komunale e përkrahur edhe nga GIZ, do të vazhdoj punën për organizimin e trajnimeve përmes platformës online, në kontekst të përcaktimit të temave për trajnim, në përputhje me Planin e trajnimeve të MAPL-së për vitin 2020, sfidave të komunave nga obligimet e agjendës evropiane, duke përfshirë edhe avancimin e procesit të komunikimit, si pjesë përbërëse e strategjisë për komunikimin e procesit të integrimit në BE.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors