Prishtinë, 09 Qershor 2020
Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, mbajti takimin virtual me Zyrtarët komunal për integrime evropiane.
Në këtë takim u prezantua raporti i përmbushjes së obligimeve të komunave nga agjenda evropiane (Janar – Dhjetor 2019). Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe rishikimi i planit gjithëpërfshirës për përmbushjen e obligimeve të komunave që dalin nga agjenda evropiane për vitin 2020, si dhe diskutimi i mundësive për aplikim në fondet e IPA III dhe në programin TAIEX.