Prishtinë, 10 shtator 2020
Konform Vendimit 02-557/2020 të datës 03.08.2020, Grupi punues për hartimin e Model-rregullores për fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, sot mbajtën takimin për të shqyrtuar draftin e parë te Model-rregullores për fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, në të cilën morën pjesë përfaqësues të MF-së, OJQ-së Syri Vizion dhe anëtarët tjerë të grupit. Në takim u shqyrtua drafti, u dhanë komentet për plotësim-ndryshimet nga anëtarët e grupit, dhe u pajtuan që puna të vazhdojë deri në finalizimin e kësaj Model –Rregulloreje.