Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Është mbajtur takimi zyrtar teknik i përbashkët në mes BE-së dhe Kosovës për integrimin e romëve dhe ashkalive në shoqërinë kosovare

21 shtator 2020, Prishtinë

Qëllimi i këtij takimi ishte për të diskutuar dhe vlerësuar progresin e bërë në lidhje me zbatimin e Konkluzioneve të Seminarit të vitit 2018 për romët në pesë sektorët prioritar, si dhe duke marrë parasysh raportin  e zbatimit të vitit 2019,  diskutim për të kuptuar sfidat dhe progresin në zbatimin e konkluzioneve të Seminarit. Gjithashtu në këtë takim do të diskutohen mundësitë për të identifikuar sfidat në zbatimin e konkluzioneve dhe masave përmirësuese që do të merren nga institucionet e Kosovës.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e të gjitha ministrive përkatëse të linjës, përfshirë  nivelin e ekspertëve-pikat e kontaktit përgjegjës për këtë procese (Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Ministria për Komunitete dhe Kthim, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave) dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors