Prishtinë, 22 shtator 2020
Strukturat operative të programit të bashkëpunimit ndërkufitar të IPA-s Shqipëri dhe Kosovë, të shoqëruar nga stafi i Sekretariatit të Përbashkët Teknik, realizuan vizitat monitoruese të projekteve përfituese në Gjakovë, Klinë dhe Prishtinë.
Me këtë rast, strukturat operative të të dyja vendeve u njoftuan për së afërmi me progresin dhe sfidat e shfaqura përgjatë zbatimit të projekteve nga ana e përfituesve.
Gjithashtu, u theksua se procesi i komunikimit dhe bashkëpunimi ndërmjet të gjithë akterëve të përfshirë duhet të fuqizohet edhe më tej me qëllim të zbatimit sa më të mirë të programit për të dyja vendet.
Vizitat monitoruese do të vazhdojnë edhe nesër në Has dhe Kukës.