Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Financimi Transformues dhe Transparent për Barazinë Gjinore, Qeverisje Gjithëpërfshirëse dhe e Përgjegjshme në Ballkanin Perëndimor

29 shtator 2020, Prishtinë
Me qëllim të arritjes së barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave, sot me date (29 shtator 2020) është mbajtur takimi virtual i organizuar nga UN Women dhe Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim-SIDA, ku është prezantuar projektit rajonal “Financimi Transformues dhe Transparent për Barazinë Gjinore, Qeverisje Gjithëpërfshirëse dhe e Përgjegjshme në Ballkanin Perëndimor ”.
Në këtë takim janë prezantuar iniciativat dhe eksperiencat e mëparshme të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor dhe u shpreh që këto inciativa kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e grave sepse “buxheti mori parasysh nevojat dhe përparësitë e tyre”. Në këtë takim u kërkua që të sigurohet inkurajimi dhe vullneti për zbatimin e këtij projekti.
MPL, si njëri nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e këtij projekti mori pjesë në këtë takim virtual, përfaqësuar nga znj. Venera Çerkini/Drejtoreshë e Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors