22 Tetor 2020, Prishtinë
Me rastin e shënimit të 10 vjetorit të ”Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit në Kosovë”’, e cila ka filluar nga data 21 deri me 22 tetor. MPL ishte pjesë e sesionit të fundit ”Trafikimi me qenie njerëzore, fuqizimi i mekanizmave, identifikimi, hetimi dhe ndjekjen e rasteve”, të organizuar nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit z. Aleksandër Lumezi, dhe në mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, misioni ynë edhe gjatë pandemisë”.
Gjatë takimit u diskutua që kjo javë të jetë në ngritjen e vetëdijesimit të të gjitha institucioneve dhe qytetarëve për të drejtat e viktimave të krimit, sepse këto të drejta janë të garantuara me Kushtetutë dhe Ligje të Kosovës. Gjithashtu u diskutua për përkrahje të trajtimit, rehabilitimit dhe kompensimit të viktimave të krimit.