Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Aktivitetet e përbashkëta në hartimin e draft Planit Nacional për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar 2021-2023 në mes MPL-së dhe MEA-së

22 Tetor 2020, Prishtinë

Zyrtarja e Lartë për të Drejtat e Njeriut të MPL-së znj. Luljeta Ibishi Ferzi ka mbajtur takimi me znj. Naime Pakashtica zyrtare profesionale për rregullativë teknike dhe znj. Sevim Berveniku, zyrtare për kundër diskriminim në MEA, lidhur me  aktivitetet e përbashkëta në hartimin e draft Planit Nacional për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar 2021-2023.

Personat me Aftësi të kufizuar janë pjesë më e margjinalizuar e shoqërisë sonë në përgjithësi, përveç aftësive të kufizuara fizike, intelektuale apo shqisore përballen me barriera të ndryshme shëndetësore, sociale dhe infrastrukturore, dhe kjo e fundit është shqetësuese për këtë komunitet dhe ne si institucione qendrore dhe lokale duhet t’i mbështesim çdo ditë e më fuqishëm. Gjatë takimit u diskutua mbi gjetjen e mënyrës së zbatimit dhe respektimit të Udhëzimit Administrativë nr. 01/13 për Përcaktimin e Proceduarve për Përgatitjen dhe Shqyrtimin e Kërkesave për Kushte Ndërtimore, Leje Ndërtimore dhe Lejë Rrënimi për Kategorinë e III të  Ndërtimeve, që tregon se në aspektin  e legjislacionit ky komunitet ka përfshirje të mirë por në zbatim të tij ka ngecje të theksuara.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors