Prishtinë, 11 nëntor 2020
Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë mbajtur takimin e dytë (on-line) të Task Forcës së Përbashkët (TFP) në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar për programimin e IPA III 2021-2027.
Në këtë takim u prezantuan dhe u diskutuan një sërë çështjes, përfshirë: gjendjen aktuale të procesit të programimit 2021 – 2027, gjetjet në pyetësorët dhe analiza SWOT e zonës së lejuar të programit, arritja e pajtueshmërisë për grupimet e programit dhe prioritetet tematike duke u bazuar në analizën SWOT, si dhe afatet kohore për hapat e radhës për procesin e programimit.
Gjithashtu, anëtarët e Task Forcës së Përbashkët u pajtuan që përgjatë muajit nëntor të vazhdohet me dinamikën e punës dhe takimeve me qëllim të kompletimit dhe përmbylljes së procesit.