Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

“Rishikimi dhe miratimi i Procedurave Standarde të Veprimit për Personat e Trafikuar në Kosovë”

20 Nëntor 2020, Prishtinë

Zëvendësuesja e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna të MPL-së znj. Luljeta Ibishi Ferizi, ka marr pjesë në takimin online lidhur me rekoamndimet e ofruara për rishikimin dhe miratimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Personat e Trafikuar në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua rreth rekomandimeve të ofruara nga institucionet përgjegjëse, për përmirësimin e përgjithshëm të kornizës ligjore kundër trafikim me njerëz, identifikimi, mbrojtja  dhe sistemi koordinues. Gjithashtu u rekomandua që ti jipet rëndësi dhe kohë punës në finalizimin e dokumentit.

Pjesë e takimit ishin anëtar të Autoritetit Kombëtar Kundër Trafikim, organizata vendore dhe ndërkomëbtare.

 

Takimi është mbështetur nga organizatat të cilat janë pjesë e Autoritetit Kombëtar Kundër Trafikim me Njerëz, GIZ, në mënyrë virtuale nëpërmjet platformës Zoom.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors