Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Konferencë Nacionale, e cila u mbajt përmes platformës Zoom dhe u transmetu drejtpërdrejtë në rrjetet #EU4Roma

2 Dhjetor 2020, Prishtinë
Zëvendësuesja e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna të MPL-së znj. Luljeta Ibishi Ferizi, ka marr pjesë në Konferencën Virtuale “Korniza strategjike rome e BE-së për barazi, përfshirje dhe pjesëmarrje”, për periudhën 2020 deri më 2030, e cila filloi me një Konferencë Virtuale të Nivelit të Lartë të mbajtur më 12 Tetor 2020. Qeveria gjermane është zotuar që gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së do të mbështes Kornizën e BE-së pas vitit 2020 për të forcuar luftën kundër antigjipizmit si një formë specifike e racizmit në Evropë.
Korniza e re e BE-së jo vetëm që do të drejtojë angazhimin e Shteteve Anëtare të BE-së, por gjithashtu përcakton politikën thelbësore për barazinë e romëve, përfshirjen dhe pjesëmarrjen e vendeve kandidate dhe fqinjëve. Një përparësi kryesore e kornizës së re është njohja dhe luftimi i antigjipsizmit si shkaku kryesor i përjashtimit në fushat e arsimit, punësimit, strehimit dhe shërbimeve themelore, shëndetit dhe varfërisë.
Qeveria e Kosovës dhe shoqëria civile do ti adreson ceshtjet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe të informon mbi Kornizën e re të BE-së. Gjithashtu Qeveria e Kosovës një ndër vendet e para në rajon ka bërë hapin e parë duke nxjerrë vendim për Themelimin e Grupit Teknik për Mbrojtjen nga Diskriminimi të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, pas takimit rajonal të muajit tetor të vitit 2020 për integrimin e romëve në Ballkanin Perendimor.
Konferenca u organizua dhe u moderuara nga Zyra për Qeverisje të Mirë-Zyra e Kryeministrit së bashku me Organizatat e shoqërisë civile Advancing Together dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians si dhe Central Council of the German Sinti and Roma, u zotun për të luftuar kundër antigjipsizmit, përmes Strategjisë së re të BE-së.
Gjatë konferencës fjalimet hyrse, filluan me z. Romani Rose, Kryetar i Këshillit Qendrorë për Sinti dhe Roma në Gjermani, Ambassadori i Gjermanisë në Kosovë z. Jörn Rohde dhe z. Isak Skenderi, Drejtor Ekzekutiv i OJQ “Zëri i Romve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”. Ndërsa, diskutimet nga Panelistët për Strategjiën e re të BE-së dhe luftën kundër antigjipsizmit në Kosovë ishin: z. Habit Hajredini, Zyra për Qeverisje të Mirë, Zyra e Kryeministrit, i cili edhe hapi konferencën, z Besnik Tahiri, Zv.Kryeministër i Republikës, së Kosovës, z. Stephan Müller, Central Council of the German Sinti and Roma, z. Romeo Franz, Anëtar i Parlamentit Evropian, znj. Marta Garcia Fidalgo, Komisioni Evropian, DG NEAR, znj. Shpresa Agushi, Drejtoreshë Ekzekutive, OJQ “Rrjeti i Grave Roma, Ashkali, Egyptian në Kosovë” dhe z. Muhamet Arifi, Drejtor Ekzekutiv, OJQ “Balkan Sun Flowers” TBC.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors