Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Shënimi i 3 Dhjetorit-Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara me moton “Drejt një bote gjithëpërfshirëse, të qasshme dhe të qëndrueshme post COVID-19”

3 dhjetor 2020, Prishtinë

Zëvendësuesja e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna të MPL-së znj. Luljeta Ibishi Ferizi, ka marrë pjesë në Konferencën me rastin e shënimit të “Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara” përmes platformës Zoom.

Qëllim i shënimit të kësaj dite ishte diskutimi dhe përcaktimi i prioriteteve në mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave  të Personave me Aftësi të Kufizuara, si pjesë e barabartë e  shoqërisë në Republikën e Kosovës. Të gjithë së bashku u dakorduan për bashkëpunim dhe avansim në mbrojtjen e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar.

Konferenca u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë/ZKM, me mbështetjen e projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian “Promovimi i gjithëpërfshirjes në proceset konsultative për reformat e qeverisjes dhe administratës publike në sektorin e aftësisë së kufizuar në nivel lokal, nacional dhe regjional”, i cili implementohet nga HandiKOS, në partneritet me Disability Partnership Finland, Threshold, Shoqatën Kosovare të Shurdhërve dhe Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, dhe Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar.

Hapja e konferencës filloi me z. Habit Hajredini, Zyra për Qeverisje të Mirë, Zyra e Kryeministrit, fjalimet hyrese ishin nga Zv.Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Driton Selmanaj dhe Avokati i Popullit, z. Naim Çelaj. Ndërsa, diskutimet nga Panelistët: përfaqësuesë të Projektit “Kosova Gjithëpërfshirëse”,  financuar nga zyra e BE-së, Kosovë, përfaqësues nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, HANDIKOS, Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, Shoqata Kosovare e Personave të Verbër. Pjesë e konferencës përvec istutucioneve qendrore ishin  edhe zyrtarë nga niveli lokal /NJDNJK.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors