15 Dhjetor 2020, Prishtinë
Zëvendësuesja e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna të MPL-së znj. Luljeta Ibishi Ferizi, ka marr pjesë në takimin e përbashkëtë të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë, e cila është duke u mbështetur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë.
Në këtë takim është ri konfirmuar edhe njëherë gatishmëria e MPL-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin për promovimin e të drejtave të fëmijëve, gjithashtu janë ndarë informacione lidhur me procesin e projektit për finalizimin e hartimit të Draft Udhezimit Administrativ për Ekipin për të Drejtat e Femijës si dhe dinamikën e punës së mëtutjeshme deri në miratim të këtij Udhëzimi.