Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Java e Gruas 2020

15-16  Dhjetor 2020, Prishtinë

Zëvendësuesja e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna të MPL-së znj. Luljeta Ibishi Ferizi, ka marr pjesë në Konferencën dy ditore përmes platformës Zoom me 15 dhe 16 dhjetor, për të vazhduar më pas me aktivitetet që do të organizohen në muajt në vijim dhe do të përfundojnë në shtator të vitit 2021, të organizuar nga NDI Kosova.

Java e Gruas (WOW) është një ngjarje vjetore e organizuar në nivel nacional e që bashkoi më shumë së 120 gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, media dhe nga akademia, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve ekzistuese të grave lidere që synojnë pozita më të larta udhëheqëse. Konferenca filloi me diskutime për mundësitë dhe sfidat për gratë në politikë në epokën digjitale, nën moton e përgjithshme “Ta ndryshojmë fytyrën e politikës: Koha është tani!”. Në pesë panele të ndryshme u diskutua për problemet me të cilat po përballet bota demokratike sot, në avancimin e grave në politikë, sfidat për gratë në epokën digjitale dhe nevojën për përfshirjen e tyre në pozita udhëheqëse.

Po ashtu, në ditën e dytë, në shtatë sesione të ndryshme u diskutua për tejkalimin e ndikimit socio-ekonomik të shkaktuar nga pandemia Covid-19, për mundësitë e grave në zgjedhjet e ardhshme lokale, rolin e grave në proceset e zgjidhjes së konflikteve, përfshirjen e të rinjve dhe për të arriturat e grave në Kosovë. Gjithashtu u diskutua edhe për instrumentet dhe mekanizmat ndërkombëtarë për barazi gjinore, duke përfshirë Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325 mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë etj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors