Në praninë e organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesve të Zyrës së Kryeministrit dhe projektit DEMOS, është diskutuar Koncept-Dokumenti për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Skemës së Grantit për Performancë. Ideja e ndryshimit të politikave ekzistuese për performancë komunale është përkrahur nga organizatat joqeveritare pjesëmarrëse në këtë takim, por edhe nga përfaqësues të tjerë institucional. Opsionet e propozuara japin orientime të qarta rreth zgjidhjeve juridike të cilat ndikojnë në rritjen e qëndrueshmërisë të sistemit, si dhe krijimit të instrumenteve stabile financiare për operim brenda skemës së Grantit Performancë.