10 mars 2021, Prishtinë
Ministria e Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, me datën 10.03.2021 ka mbajtur punëtorinë me zyrtaret ligjor të komunave të Kosovës lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë se akteve, vështirësitë dhe koordinimi e procesit të vlerësimit me ministritë e linjës.
Gjatë takimit janë diskutuar vonesat e kthimit të përgjigjeve nga Ministritë e Linjës, si dhe Rregullorja 09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.