Me ftesë të TV Klan Kosova në emisionin “Ju flet Prishtina” në të cilin ministria u përfaqësua nga znj.Flutura Hoxha, Udhëheqëse Divizionit për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit u diskutua për fuknsionimin e këshillave lokale në komunën e Prishtinës, poashtu edhe për Udhëzimin Administrativ që ka hartuar MAPL-ja për bashkëpunimin e komunës me fshatrat,vendbanimet dhe lagjet urbane,si dhe Hartimin e Model Rregullorës duke përkrahur komunat dhe duke plotësuar infrastrukturën ligjore për komunat.