Znj.Vjollcë Jashanica, Zëvendësuese e Udhëheqësit të Divizionit të Komunikimit Publik në Ministrinë e Adminsitrimit të Pushtetit Lokal, vazhdon të ndjek kursin e gjuhës frënge në Alenancën Franceze në Prishtinë, i cili ishte organizuar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, IKAP-it dhe Aleancës Franceze në Prishtinë për zyratrët publikë të qeverisë së Kosovës.
Qëllimi i tij është që drejtuesit dhe ekspertët që merren me çështjet ndërkombëtare të ngritin aftësitë në gjuhen frënge dhe të arrijnë ta përdorin atë në skenën ndërkombëtare. Prandaj, për një periudhë 4 (katër) vjeçare, programi përqendrohet në përforcimin e kapaciteteve profesionale në frëngjisht për zyrtarët e qeverisë së Kosovës dhe ekspertëve përgjegjës për çështjet ndërkombëtare.