Me ftesë të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, Qendra Rajonale Pejë me datën 8 Qershor 2021 është mbajtur punëtori me kryesuesit dhe anëtarët e kuvendeve komunave të rajonit të Dukagjinit lidhur me “ Konsolidimin e legjislaturës komunale”.
Në këtë aktivitet u diskutua rreth performancën se organeve kuvendeve të komunave gjatë mandatit 4 (katër) vjeçar me theks të veçantë, gjatë ushtrimit të rolit të tyre mbikëqyrës për të mbajtur përgjegjës ekzekutivët komunës, dhe për realizimin e dokumenteve financiare dhe strategjike të komunës.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në këtë takim u përfaqësua nga z. Driton Xhafa me temë “Roli i bashkëpunimit me autoritetet mbikëqyrëse dhe kufizimet e vendimmarrjes” gjatë pjesës së fundit të mandatit të organeve të komunave me theks të veçantë kuvendit (si organ legjislativ).
Praktikat dhe rekomandimet e mira do t’i shërbejnë përbërjeve të ardhshme të legjislativit, si bazë për të avancuar punën efektive të legjislativit komunave, e në veçanti rolin e tij mbikëqyrës se punës se ekzekutivit do të mundësojnë kontroll dhe ekuilibër në nivel lokal.