Prishtinë, 11 Qershor 2021
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në, mbajti punëtorinë me zyrtarët komunal të informimit. Punëtoria u organizua me qëllim të prezantimit të Raportit vjetor të transparencës komunale 2020, me ç’rast u prezantua edhe Manuali për standarde minimale të komunave.
U prezantua Raporti vjetor i transparencës komunale 2020 si dhe manuali për standarde minimale në komuna.
Zyrtarët komunal të informimit ishin të kënaqur me të arriturat e komunave nga të gjeturat e raportit të transparencës, megjithatë ata shprehën shqetësimet e tyre me të cilat ballafaqohen në vazhdimësi si komunë në mungesë të resurseve njerëzore si dhe problemet të cilat ata kanë me faqet zyrtare të komunës.
Punëtoria u përmbyll si e suksesshme me disa rekomandime.