Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takimi i Grupit punues për plotësim-ndryshimin e Projekt Rregullores (MAPL) Nr. 01/2017 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimin e Akteve të Komunës

Konform agjendës për plotësim-ndryshimin e akteve nënligjore, u mbajt takimi i Grupit Punues për plotësim-ndryshimin e Projekt Rregullores (MAPL) Nr. 01/2017 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimin e Akteve të Komunës. Takimin e hapi Kryesuesja e Grupit Punues, znj.Fluter Hoxha-Lipoveci e cila njoftoi se ky takim është koordinuar me AKK- Kolegjiumin e Zyrtareve Ligjor me përkrahjen e OSBE-së, dhe qëllimi është dhënia e komenteve, propozimeve dhe plotësimeve nga niveli lokal përkatësisht nga zyrtarët ligjor ngase të njëjtit zbatojnë në praktikë këtë rregullore.

Në takim u trajtuan komentet dhe sugjerimet e zyrtarëve ligjorë të komunave dhe të njëjtat u inkorporuan në Plotësim-ndryshim të Projekt-Rregullores dhe Konform hapave ligjor dhe afateve që janë përcaktuar e njëjta do procedohet tutje për miratim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors