Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Përfaqësuesit e projektit TEAM të USAID dhe MAPL-së organizojnë një tryezë të rrumbullakët mbi përmirësimin e praktikave të komunikimit dhe ndërveprimit  

Më 28 shtator, përfaqësuesit e projektit TEAM të USAID -it në bashkëpunim me MAPL-në, organizuan  një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar praktikat dhe perspektivat më të mira mbi mekanizmat e komunikimit të brendshëm për transparencë dhe llogaridhënie efektive në nivel lokal, përdorim të zgjeruar të platformave të mediave sociale në komunikimin publik dhe qasje atraktive për të përmirësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Diskutimi mbi zhvillimin dhe konsolidimin e mekanizmave të komunikimit të brendshëm nxori parakushtet e komunave për një komunikim të strukturuar të brendshëm me qëllim të rritjes së qarkullimit të informacionit dhe përgjegjësive të zyrtarëve në këtë drejtim, dhe në anën tjetër zhvillimin e mekanizmit funksionues i cili do t’iu ofronte zyrave të informacionit publik të dhënat e nevojshme në mënyrë që të kenë informacionin në kohë dhe kenë transparencë.

Sesioni mbi përdorimin e platformave të mediave sociale në komunikimet publike trajtoi disa aspekte të rëndësishme që lidhen me komunikimin social, siç janë: përmbajtja, mesazhet, përdorimi i imazheve (video dhe fotografi), ndërveprimi social, gjuha dhe perspektivat e komunikimit social, administrimi/menaxhimi i llogarive të mediave sociale, si dhe aspektet e planifikimit dhe mjetet analitike të ofruara nga platformat e mediave sociale.

Sesioni përfundimtar trajtoi aspektet më të rëndësishme për mënyrat efektive të ndërveprimit të komunave me mediat dhe banorët lokal si dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje. Diskutimi përfshiu tema që lidhen me akterët kryesorë për konsultimet publike, format bashkëkohore të inkurajimit të pjesëmarrjes së qytetarëve (përfshirë ndërveprimin dixhital) dhe forma inovative të ndërveprimit, të tilla si diskutime në fokus grupe, sondazhe, panele diskutimi, thënie të paraqitura nëpër rrugë etj.

Në sesionet përmbyllëse, përfaqësueset e MAPL-së paraqitën gjetjet nga performanca e komunave për gjysmën e parë të vitit, duke deklaruar një përmirësim të lehtë në lidhje me transparencën dhe llogaridhënien e komunave në përgjithësi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors