Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me KLGI-në, ka mbajtur punëtori me Grupin Punues Ndërministror lidhur me rishikimin e planit të veprimit të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2019-2023. Ky dokument synon të adresoj zgjidhje për përmirësimin e politikave për zhvillim ekonomik lokal duke rritur kapacitetet ligjore dhe funksionale të komunave për të dhënë rezultate në rritjen ekonomike në nivel lokal. Në këtë plan të veprimit do të behet plotësim/ndryshimi i aktiviteteve ekzistuese ose propozimet për aktivitete të reja në kuadër të planit të veprimit të SZHEL për vitin 2022-2023.