Sipas agjendës për plotësim-ndryshimin e akteve nënligjore të Ministrisë se Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) u mbajt punëtori një ditore për plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 2010/03 për procedurën e përfundimit të mandatit të kryetarit të komunës.
Takimin e hapi Kryesuesi i Grupit Punues, z. Driton Xhafa i cila njoftoi se qëllim i Udhëzimit Administrativ për procedurën e përfundimit të mandatit të kryetarit të komunës është rregullimi i procedurës se zëvendësimit të kryetarit të komunës në rastet kur i përfundon mandati në mënyrë të parakohshme. Dispozitat e këtij udhëzim janë obligative në raste kur përfundon mandati i kryetarit, suspendohet, shkarkohet ose largohet nga detyra.
Mbështetjen për organizmin e punëtorisë një ditore në drejtim të finalizimit e Udhëzimit Administrativ për përfundimin e mandatit të kryetarit të komunës e ka bërë OSBE.