22-24 Nëntor 2021, Gjilan,
Është duke u mbajtur punëtoria e grupit ndërministror për finalizimin e studimit të fizibilitetit për qeverisje lokale. Kjo është Faza e II-të e cila do jep alternativat për zhvillimin dhe avancimin e vetëqeverisjes lokale. Kjo fazë ka përfshirë tri grupe punuese: 1. Organizimi dhe kompetencat e komunave; 2. Bashkëpunimi dhe demokracia lokale; dhe 3. Financat e Pushtetit Lokal.
Në kuadër të grupit ndërministror kanë marrë pjesë përfaqësues nga: MAPL, MZHR, komunat, projekti DEMOS dhe shoqëria civile.
Pas finalizimit të këtij procesi, dokumenti si tërësi do të përcjellet më tutje në instancat e Qeverisë dhe do të hartohet Programi i orientimeve afatmesme dhe afatgjate për sistemin e vetëqeverisjes lokale, i cili do të pasqyron se cili do të jetë orientimi i qeverisjes lokale në të ardhmen në Kosovë.