Prishtinë , 25 shkurt 2022
Kryesuesja e Grupit Punues për hartimin e “ Strategjisë Nacionale për Menaxhimin dhe Kontrollin e Popullsisë së Qeneve me dhe pa Pronar dhe Planit të Veprimit” ka pritur në takimin e parë anëtarët e grupit punues si përfaqësues të institucioneve përgjegjëse të cilat do të jenë kontribute dhënëse në hartimin e strategjisë dhe planit të veprimit.
Në bazë të vendimit të ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal me nr 02-140/2 të datës 16.02.2022 është formuar grupi punues për hartimin e “ Strategjisë Nacionale për Menaxhimin dhe Kontrollin e Popullsisë së Qeneve me dhe pa Pronar dhe Planit të Veprimit” .
Gjatë takimit është diskutuar metodologjia e hartimit të strategjisë , afati kohor, çështjet teknike dhe objektivat e strategjisë.
Anëtarët e grupit punues kanë dhanë disa propozime për objektivat e strategjisë të cilat në takimin e radhës edhe njëherë do të diskutohen dhe të vendosen si objektiva kryesore dhe të qëndrueshme në strategji. Takimi i grupit punues do të mbahet pas disa ditëve.