Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me projektin DEMOS dhe Institutin e Kosovës për Administratë Publike ka mbajtur 4 sesione trajnuese për procesin përgatitor të raportimit të performancës për vitin 2021.
Trajnimi është mbajtur në fushat:Transarenca komunale, përgjegjshëria, arsimi parauniversitar, shëndetësia primare dhe barazia gjinore. Përfitues të trajnimeve ishin zyrtarët komunal raportues të këtyre fushave, duke u njoftuar me procedurat e raportimit, kriteret, metodat e dokumentimit dhe cilësisë, afatet, si dhe dokumentet udhëzuese për performancë.