Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Venera Çerkini ka pritur në takim Drejtoren Ekzekutive të Platformës CIVIKOS znj. Donika Emini, me të cilën diskutuan lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm, realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të cilat ndërlidhen me zbatimin e politikave publike, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për nxitjen e angazhimit qytetar, veçanërisht me fokus në komunat e Republikës së Kosovës.
Znj. Çerkini dhe znj. Emini vlerësuan lartë bashkëpunimin i cili vazhdon të jetë frytdhënës dhe po ashtu theksuan krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim më të mirë ndërmjet institucioneve publike dhe shoqërisë civile.