Duke pasur parasysh se PKZMSA është dokument ligjërisht i detyrueshëm për të gjitha Institucionet e Kosovës, MAPL-ja është e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të komunave që dalin nga Agjenda Evropiane. Lidhur me këtë, MAPL ka marrë përgjegjësinë për zbatimin dhe monitorimin e zbatimit të tij në kuadër të fushëveprimit të kompetencave të nivelit lokal, ashtu siç parashihet në kuadër të Planit të Integruar dhe matricave përkatëse për komunat. Këtë rol koordinues mes MIE dhe komunave, MAPL e finalizon me rastin e raportimit periodik për zbatimin e PKZMSA-së. Puna dhe arritjet e qeverisjes lokale janë njëra ndër faktorët e sukseseve të fundit të vendit tonë për Marrëveshjen e Stabilizim Asoocimit dhe Liberalizimin e Vizave. Niveli i lartë dhe të arriturat e MAPL-së dhe qeverisjes lokale, kanë zënë vend edhe në vlerësimet e Komisionit Evropian në raportin më kredibil vlerësues për Kosovën i njohur si Raporti i Progresit.