Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal njofton se ka filluar procesi i hartimit të Planit të Veprimit për Partneritet dhe Qeverisje të Hapur 2026–2028.

Republika e Kosovës, si anëtare e Partneritetit për Qeverisje të Hapur, vazhdon të angazhohet në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare. Plani i ri synon të avancojë qeverisjen e hapur në nivel qendror dhe lokal, të përmirësojë qasjen në informata publike dhe të nxisë inovacionin digjital.

Procesi i draftimit do të zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, përmes konsultimeve me institucionet publike, komunat, shoqërinë civile dhe komunitetet.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe organizatat të kontribuojnë duke plotësuar pyetësorin konsultativ në njërën nga tri gjuhët e mëposhtme:

SHQIP:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfAQpd7q9ejNZdIiW06Q3RXHUPXKF5bbPoRz3x00WQ_zUtGrw/viewform

SRPSKI:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfWQFkQsrjZ0Y-hUzKlpb6zlzAaotVa32MGlq7KhkzQOztjbQ/viewform

ENGLISH:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSctmLYroxl6UXd3NWVOt8SsUwb-bIhSPTJyhxcSWwW3elwQ4w/viewform]

Kontributi juaj është thelbësor për të siguruar që Plani i Veprimit 2026–2028 të reflektojë nevojat dhe prioritetet e shoqërisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors