Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic në inaugurimin e Sallës së KK në Shtërpcë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Slobodan Petrovic, mori pjesë sot në hapjen solemne të sallës së rinovuar të Kuvendit Komunal në  Shtërpcë.

13 nëntor 2012

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Slobodan Petrovic, mori pjesë sot në hapjen solemne të sallës së rinovuar të Kuvendit Komunal në  Shtërpcë.

Me këtë rast ministri Petrovic tha:
”Kam kënaqësinë t’ ju përshëndes dhe t’ ju falënderoj  për pjesëmarrje. Me këtë investim puna në kuvend do të jetë më efikase, do të rritet transparenca e saj  sepse mediet  tashmë kanë mundësinë të ndjekin seancat e kuvendit  në kushte më të përshtatshme. Misioni i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është në përkrahjen e punës së komunave me anë të koordinimit, ngritjes së kapaciteteve dhe e tërë kjo bëhet me  qëllim që të ofrojmë shërbime sa  më të mira për qytetarët.”

Në inaugurimin e sotëm përveç Ministrit Petrovic mori pjesë edhe ambasadorja amerikane në Kosovë , Tracey ann Jakobson, si dhe kryetari i komunës  së Shtërpcës, z. Bratislav Nikolić, Ministri për Komunitete dheKkthim, z. Radojica Tomić, Kristofer Edvards, zëvendësdrejtor i misionit të  USAID-it ,si dhe zonja  Ginka Kapitanova, drejtoreshë  e  programit USAID/DEMI .

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors