Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

16 komuna të tjera me marrëveshje për bashkëfinancim nga Granti i Performancës Komunale

Prishtinë, 21 prill 2020

Në praninë e Kryeministrit të Kosovës zt.Albin Kurti, Ministres së MAPL-së znj.Emilija Redžepi dhe kryetarëve të komunave, janë nënshkruar marrëveshjet e 16 komunave për bashkëfinancim të projekteve kapitale nga Granti i performancës komunale 2020. Me këtë grant do të mbështeten rreth 35 projekte kapitale të komunave.

Granti bashkëfinancohet nga MAPL dhe donatorët mbështetës të Qeverive Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze.

Marrëveshjet kanë për qëllim zbatimin e kritereve, parimeve, procedurave dhe rregullave ligjore të bashkëfinancimit dhe shpenzimit të mjeteve materiale konform dispozitave ligjore dhe në pajtim me Rregullat e Grantit të Performancës Komunale.

Marrëveshjet përfshijnë projekte kapitale në vlerë prej 7,807,543 €. Prej tyre, 3,494.293.00 euro janë mjete të ndara nga granti i performancës komunale dhe 4,343,250 € nga buxhetet komunale. Detajet e projekteve dhe vlerave të financimit mund t’i gjeni në tabelën e bashkëlidhur.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors