11.08.2020, Prishtinë
Në vazhdimësi të realizimit të kalendarit të vizitave në Komuna, zv Ministret e MPL, zj. Magbule Shkodra dhe zj. Fatbardha Emini, kanë takuar Kryetarin e Komunës së Deçanit, z Bashkim Ramosaj.
Me këtë rast u diskutuan mundësitë e përkrahjes institucionale si dhe adresimi i sfidave gjatë menaxhimit të pandemisë COVID-19.
MPL mbetet e përkushtuar për përkrahjen institucionale dhe financiare të komunave, me qëllim të rritjes së performancës së komunave në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.