Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Prishtinë, 29 mars 2023

 

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi dhe Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Prishtina’, Arsim Fetahu kanë vizituar fshatrat dhe lagjet në Komunën e Fushë Kosovës në të cilat do të filloj rregullimi i rrjetit të ujësjellsit për herë të parë pas marrëveshjes së arritur në mes të MAPL-së, MMPHI-së, KRU ‘Prishtina’ dhe Komunës së Fushë Kosovës.

Marrëveshja në mes të MAPL-së, MMPHI-së, KRU ‘Prishtina’ dhe Komunës së Fushë Kosovës është marrëveshje e cila siguron rregullimin e sistemit të ujësjellësit për herë të parë në këto lokacione duke përfshirë lagjet 028, 029 dhe fshatrat Bardh i madh si dhe Sllatinë.

Ministri Krasniqi dhe Ministri Aliu kanë takuar banorët e këtyre fshatrave dhe lagjeve me rastin e hapjes së procedurave të prokurimit duke i njoftuar banorët për mundësitë e mbështetjes nga ministritë përkatëse për përmirësimin e kushteve të jetesës për këto zona.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors