Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Adresimi i Ministres Hodžić në Mini Olimpiaden për persona me nevoja të veçanta:

21 qershor 2019, Prishtinë

Të nderuar përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të nderuar organizatorë, përshëndetje të veçantë ua adresoj të gjithë pjesëmarrësve në lojërat mini olimpike!

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë të jem sot këtu bashkë me Ju! Konsideroj që një ngjarje e tillë flet shumë për ne, para së gjithash si shoqëri.

Duke marrë parasysh që lojërat miniolimpike mbahen tash e sa vite, lirisht mund të them që këto lojëra miniolimpike tashmë janë shëndërruar në traditë në Kosovë. Garat e organizuara për persona me nevoja të veçanta në një numër kategorish, janë rast të dëshmohet fakti që personat me nevoja të veçanta janë në fakt plotësisht të barabartë me të gjithë qytetarët e Kosovës. Nevojat e personave me nevoja të veçanta janë të njëjta si të qytetarëve tjerë të Kosovës, dhe prandaj, të gjithë faktorët dhe institucionet përkatëse, qendrore dhe lokale, duhet të angazhohen që edhe personat me nevoja të veçanta të kenë qasje në çdo mundësi sikurse edhe qytetarët tjerë të Kosovës.

Para MAPL-së, me përgjegjësi pohoj se do të përpiqemi të jemi në nivel të detyrës, do të përdorim të gjitha mekanizmat ekzistuese, por do të krijojmë edhe të reja në mënyrë që të zgjojmë vetëdijen tonë dhe përmes veprimeve konkrete dhe brengës thelbësore, t’u tregojmë te gjithëve që ju jeni shumë të rëndësishëm për ne.

Me prezencën time dëshiroj të konfirmoj gatishmërinë time që së bashku me të gjithë ju promovojmë respektimin e të drejtave themelore të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe personat me nevoja të veçanta.

I falënderohem misionit të OSBE-së si dhe Akademisë për Siguri Publike të Kosovës, ju jeni shembull i duhur se si duhet vepruar!. E çmoj në veçanti qasjen tuaj lidhur me këtë aktivitet, duke iu afruar komunitetit ju keni bashkuar kategori të ndryshme të shoqërisë tonë, keni bërë një organizim multietnik sepse keni bashkuar edhe komunitetet. Dhe për këtë ju falënderohem për ftesën, jam krenare që tani në këtë moment gjendem në mesin tuaj. Mund të llogarisni në ne!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors