Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ambasadori i Austrisë Gernot Pfandler priti Zëvendësministrin e MAPL-së Gjergj Dedaj

Ambasadori i Republikës së Austrisë, z.Gernot Pfandler, priti në një takim z.Gjergj Dedaj, Zëvendësministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Z. Dedaj fillimisht e falënderoi diplomatin e Austrisë për kontributin që po jep Austria për zhvillimin e Kosovës dhe perspektiven euroatlantike te saj, duke promovuar thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Austrisë dhe Kosovës në të gjitha fushat e bashkëpunimit si dy vende me një histori të shkëlqyer bashkëpunimi miqësor.

Prishtinë, 25 Tetor 2016

Zëvendësministri Dedaj kërkoj nga autoritetet e Austrisë përshpejtimin e çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe hapjen e perspektives së integrimit të Kosovës në institucionet e Bashkimit Evropian dhe botës demokratike.

Nga ana e tij Ambasadori i Austrisë, z.Gernot Pfandler ritheksoj vendosmërinë dhe përkushtimin e Austrisë për të mbështetur proceset demokratike, zhvillimin ekonomik, konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors