Në ambientet e HANDIKOS është mbajtur ceremonia e dhurimit të 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara të cilat janë dhënë donacion nga shteti i Izraelit.
Në praninë e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe drejtorit të HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, ambasadorja e shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamara Ziv duke përshkruar rëndësinë e këtij donacioni ka theksuar se shtetit i Izraelit është i gatshëm të ndihmojë fëmijët në nevojë dhe të asistojë në shërbimet të tjera në bazë të nevojave të tyre.
Gjithashtu, Ministri Elbert Krasniqi, ka falënderuar ambasadoren Ziv dhe shtetin e Izraelit për donacionin duke përmendur rëndësinë e këtyre karrocave për fëmijët në nevojë. Po ashtu, Ministri Krasniqi ka përmendur se qeveria këtë vit e ka shpallur si vit të personave me nevoja të veçanta dhe angazhimi për të ndihmuar në këtë drejtim do të jetë maksimal.
Në fund, Drejtori i HANDIKOSI-it, Afrim Maliqi, ka thekuar se e mirëpresin këtë donacion dhe se ky donacion do të shpërndahet në Prishtinë dhe në komuna të tjera, përmes bashkëpunimit edhe me pediatrinë për të parë nevojat të cilat do t’i mbulojë ky donacion.