Mbi 100 përfaqësues të organizatave të aplikantëve të mundshëm kanë marr pjesë në këtë eveniment në të cilin kanë pas rastin të marrin më shumë informata lidhur me programin dhe kanë pas mundësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me partnerët potencial nga ana tjetër e kufirit.
Mbi 100 përfaqësues të organizatave të aplikantëve të mundshëm kanë marr pjesë në këtë eveniment në të cilin kanë pas rastin të marrin më shumë informata lidhur me programin dhe kanë pas mundësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me partnerët potencial nga ana tjetër e kufirit.
Dardan Sadriu përfaqësues i zyrës së BE-së në Kosovë në këtë eveniment theksoi faktin se kjo është thirrja e parë për propozimi në kuadër të këtij programi: “Dhe unë jam vërtet i lumtur që kemi një numër kaq të madh pjesëmarrësish nga komunat, shoqëria civile dhe nga organizata tjera të pranueshme. Unë sinqerisht shpresoj që kjo ngjarje të jetë vërtet e dobishme për pjesëmarrësit dhe që ata të jenë në gjendje të marrin udhëzime të qarta lidhur me rregullat dhe kriteret për aplikim. Për më tepër, unë shpresoj që ata do të kenë mundësi të takojnë partnerët e tyre potencial nga ana tjetër e kufirit”, tha z. Sadriu.
Drin Haraqija i cili përfaqësonte Strukturat Operative të BNK në Kosovë theksoi se lansimi i kësaj thirrje nuk do të ishte i mundshëm pa përkrahjen e zyrës së BE-së në Kosovë dhe delegacionit të BE-së në Shkup: “Unë gjithashtu dua të përmend se ne kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë me Strukturat Operative në Shkup, si dhe përkrahje të rëndësishme nga JTS dhe Antena gjatë procesit të programimit i cili edhe solli lansimin e kësaj thirrje për propozime. Tani aktorët kryesor të këtij procesi janë aplikantët që do të kenë një rol shumë të rëndësishëm në ofrimin e propozimeve kualitative dhe projekteve në të ardhmen”.
Thirrja e Parë për Propozime në kuadër të Bashkëpunimit Ndër Kufitar në mes Kosovës dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të IPA-së, është lansuar më 15 nëntor 2013. Ndarja financiare sipas Thirrjes aktuale për Propozime kap shumën prej € 3,190,000. Qëllimi kryesor për këtë Thirrje për Propozime është që të ketë ndikim në situatën sociale dhe ekonomike të popullatës, të përmirësoj menaxhimin e përbashkët dhe të vlerësoj burimet natyrore dhe kulturore si dhe të fuqizoj imazhin dhe kohezionin e rajoneve dhe nën rajoneve ndërkufitare.