Asociacioni i Komunave të Kosovës mbajti Tryezën: Sfidat e Komunave në vitet e ardhshme

Në 15 vjetorin e themelimit të tij,  Asociacioni i Komunave të Kosovës ka organizuar  aktiviteitn “Java e Komunave” ku në kuadër të këtij aktiviteti u mbajt  Tryeza  me titull “Sfidat e komunave në vitet e ardhshme”. 30 qershor 2016, Prishtinë

Në 15 vjetorin e themelimit të tij, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka organizuar aktiviteitn “Java e Komunave” ku në kuadër të këtij aktiviteti u mbajt  Tryeza  me titull “Sfidat e komunave në vitet e ardhshme”.

Panelist në këtë takim i ftuar ishte edhe zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj më ç’rast Zëvedësministri Gecaj, përgëzoi Asociacionin e Komunave të Kosovës për organizimin e tryezës “Sfidat e komunave në vitet e ardhshme”, duke sqaruar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me ministritë e linjës dhe donatorë të ndryshëm tani më veq kanë hartuar Strategjinë për Qeverisje Lokale për 10 vjetët e ardhme, dhe se ne si ministri kemi filluar me grupin punues që të gjitha ketyre temave do të ju qasemi në mënyrë serioze.

Duke u bazuar në Strategjinë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në pesë vitet e ardhme do të fokusohemi te zhvillimi i legjislacionit, më pastaj zhvillimin ekonomik të komunave, në mënyrë që komunat e Kosovës të ngrisin kapacitetin e tyre të veprimit.

Në kuadër të MAPL-së kemi grupin për përpunimin e Ligjit për Prishtinën, koncept –dokument, i cili është aprovuar si dhe do të bashkëpunojmë edhe me akterë tjerë që mund të kontribojnë në këtë ligj, tha zëvnedësministri Gecaj.

Në Tryezën “Sfidat e Komunave në vitet e ardhshme” u diskutua për sfidat që kanë komunat, rreth hartimit të politikave e tyre, hartimit të legjistalcionit, ndarja buxhetore për komunat nga niveli qendror në nivelin lokal, krijimin e komunave të reja, etj, ku pjesëmarrës ishin profesor universitar, përfaqësues komunal, organizata të huaja dhe vendore.