Pejë, 10 – 11 tetor 2019
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar punëtorinë dy ditore lidhur me Bashkimin e Fondit Stimulues me Grantin e Performancës. Janë prezantuar dhe janë vënë për diskutim një sërë temash, si: rezultatet e ri-shikimit të SMPK-së, fushat tematike dhe treguesit e performancës, alokimi dhe menaxhimi i grantit, si dhe sigurimi i cilësisë dhe procesi i vlerësimit.
Ky aktivitet është përkrahur nga SDC/projekti DEMOS.