Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Daçiqi dhe Vuçiqi së shpejti me Slobodan Petrovic-in

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq dhe i pari nënkryetari i Qeverisë së Serbisë  Aleksandar Vuçiq  do të duhej që së shpejti të takohen me Zëvendëskryeministrin  e Kosovës  Slobodan Petrovic, bën të ditur gazeta /Danas / nga burime të mira të informimit.

Prishtinë/Beograd

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq dhe i pari nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuçiq do të duhej që së shpejti të takohen me Zëvendëskryeministrin e Kosovës Slobodan Petrovic, bën të ditur gazeta /Danas / nga burime të mira të informimit.

Takimet e ndara të përfaqësuesve më të lartë të Qeverisë  në Beograd me Slobodan Petrovicin , i cili është lider i partisë Liberale, partisë politike serbe më të madhe, e cila është pjesë e institucioneve të Kosovës, janë duke i bërë përgatitjet  dhe vetëm ditët janë në pyetje deri te realizimi  i tyre.

Ky do të jetë takimi i parë i zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Serbisë me Slobodan Petrovicin, takim ky që do të paraqes mundësinë  e krijimit të raporteve më ndryshe të Beogradit dhe përfaqësuesve serb të Kosovës, shpjegojnë bashkëbiseduesit e gazetës/Danas/.

Petrovic nuk deshi të komentonte në këtë citim, mirëpo burimet e gazetës /Danas/ konfirmojnë interesimin e madh  të përfaqësuesve ndërkombëtar për vendosjen e  bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Serbisë me SLS,e cila pas miratimit të rezolutës dhe platformës në  Kuvendin  e  Serbisë  për Kosovën, do të jepte rezultatet e para konkrete dhe të prekshme  me qëllim të përmirësimit  të  pozitës së serbëve të Kosovës në jug të Ibrit.

Mediet kosovare në gjuhën shqipe si dhe burimet e gazetës /Danas/  theksojnë se këto takime mund të kenë një rëndësi shumë të madhe  edhe për përmirësimin e bashkëpunimit  në  mes të Beogradit dhe Prishtinës, kështu që mbajtja e këtyre takimeve do të vlerësohet si një kontribut në procesin e normalizimit  të marrëdhënieve në mes të dy palëve.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors