Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Delegacioni i MAPL-së ka realizuar takimin e përbashkët me përfaqësuesit e “IOWA Sister States”

Des Moines, SHBA prill 2019

Delegacioni i MAPL-së ka realizuar takimin e përbashkët me përfaqësuesit e “IOWA Sister States” për të koordinuar veprimet e mëtutjeshme në procesin e implementimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërkomunal-ndërkombëtar.

Gjatë muajve në vijim Kosova mirëpret delegacionet nga disa qytete të Iowas me qëllim të dizajnimit të planeve konkrete lidhur me implementimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit komunal ndërkombëtar ndërmjet Komunave të Kosovës dhe qyteteve të IOWA-s.

Me këtë rast, MAPL konfirmoi vazhdimin e përkrahjes për përfaqësuesit e IOWA Sister States dhe përfaqësuesit e Komunave, me rastin e vizitës së tyre në Kosovë dhe njëkohësisht mori përsipër të vazhdoj koordinimin ndër-institucional në fushat sektoriale për të ndërmarrë veprime konkrete sa i përket shkëmbimeve kulturore, arsimore, sportive dhe fusha të tjera.

Në këtë takim, delegacioni i MAPL-së është pritur nga Teresa Parementer, presidente e bordit të drejtorëve, Heather Jones, Drejtoreshë Ekzekutive dhe Todd Jacobus, antetar i bordit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors