15 shkurt 2018, Prishtinë
Departamenti Ligjor dhe Monitorim të Komunave në kuadër të MAPL-së, ka mbajtur takim konsultativ me përfaqësues nga Ministria e Administratës Publike, Agjencia Kundër Korrupsionit, Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe OJQ INPO, lidhur me mundësin ligjore për nxjerrjen e një akti nënligjor për zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar politik në komuna i cili do te trajtonte nder te tjera, konfliktin e interesit, promovimin e qeverisjes së mirë në komuna, rritjen e transparencës dhe rritjen e besimit të qytetarëve në organet e komunave.