Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Deputetja Jilta në vizitë tek ministrja Redžepi

Prishtinë, 10 shkurt 2020

Sot, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka vizituar deputetja e komunitetit turk nga radhët e partisë KDTP, znj. Fidan Jilta, me ç’rast është takuar me Ministren e MAPL-së Emilija Redžepi.

Me këtë rast, ministrja Redžepi dhe deputetja Jilta kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit ndër institucional ndërmjet MAPL-së me Komunën e Mamushës, me fokus në investime më të mëdha kapitale.

Po ashtu, u bisedua edhe për avancimin e bashkëpunimit me Republikën e Turqisë.

Ndër të tjera, u diskutua për punësimin e komuniteteve pakicë, respektivisht komunitetit turk, si dhe për monitorimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare (gjuhës turke) në institucionet publike në komunat ku jetojnë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors