21 korrik 2020, Prishtinë
Ministria e Pushtetit Lokal vazhdon punën me realizmin e aktiviteteve në fushën e të drejtave të njeriut për vitin 2020, në takimin virtual me koordinatorë dhe zyrtarë për barazi gjinore në komuna, për të diskutuar rreth promovimit të Drejtave të Njeriut në komuna, e në veçanti përfaqësimit gjinor në nivel lokal.
Përfaqësuesit e MPL-së, përkatësisht zëvendësministrja znj. Fatbardha Emini dhe zëvendëministrja znj. Magbule Shkodra, të shoqëruara nga Sekretarja e Përgjithshme, znj. Rozafa Ukimeraj dhe Drejtoresha e departamentit ligjor dhe monitorim të komunave, znj. Venera Çerkini, kanë diskutuar rreth mbarëvajtjes së raportimit të komunave në fushën e të drejtave të njeriut, verifikimin e të dhënave dhe zbatimin e kritereve të cilësisë së raportit për periudhën janar-qershor 2020.
Zëvendësministrja znj. Emini dhe zëvendësministrja znj. Shkodra inkurajuan zyrtarët për barazi gjinore, për shtyrjen në zbatimin e plotë të Ligjit për Barazi Gjinore i cili garanton një përfaqësim 50-50, e që në praktikë mbetet ende sfidues.
Ndërsa, Drejtoresha e depratmentit ligjor dhe monitorim të komunave, znj. Çerkini prezatoi Raportin gjashtë mujor të komunave.