20 shtator 2018, Mali i Zi
Me datë 18 – 19 Shtator 2018, në ️Mal të Zi është duke u mbajtur punëtoria rajonale “IPA-IPA CBC post 2020″️ për të diskutuar modalitetet e implementimit të Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar në kuadër të IPA-s III 2021-2027.
Në këtë punëtori, pjesëmarrës janë përfaqësues nga të gjitha vendet e rajonit që bëjnë implementimin e Programeve të BNK-së, si dhe përfaqësuesit e Delegacioneve Evropiane të vendeve respektive.
Kosova po përfaqësohet nga anëtarët e strukturës operative nga MAPL dhe MIE. Punëtoria organizohet nga DG NEAR dhe CBIB+ dhe rekomandimet që dalin nga kjo punëtori do të përcaktojnë formën e impementimit të Programeve të BNK-së për IPA III 2021-2027.