Prishtinë, 3 Mars 2020
Sot, anëtarët e Komisionit të Grantit të Performancës, kanë mbajtur takimin e grantit të performancës, me ç’rast kanë diskutuar ndryshimet në skemën e granteve me rastin e bashkimit të skemës së fondeve nga MAPL dhe tre donatorëve: Qeverisë Zvicerane (që implementohet përmes projektit DEMOS, përkrahur nga SDC); Qeverisë Suedeze përmes SIDAs dhe Qeverisë Norvegjeze përmes Ambasadës Norvegjeze në Kosovë.
Të pranishëm në takimin e sotëm ishin anëtarët e Komisionit të granteve zj. Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në MAPL, Drejtori i Thesarit të Shtetit z. Ahmet Ismaili; si dhe në cilësinë e anëtarëve vëzhgues ishin: znj. Nasrin Pourghazian, Drejtoreshë e SIDAs për Kosovë, znj. Katharina Stocker, Drejtoreshë e SDC-së për Kosovë, znj. Jenny Stenberg Sørvold, Zëvendës ambasadore, Ambasada Norvegjeze-Kosovë, z. Bekim Salihu, Hulumtues i lartë – Instituti GAP në cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë civile, znj. Saranda Cana, Zyrtare e lartë e Programit – SDC Kosovë, znj. Mimoza Janova, ambasada e Norvegjisë, z. Norbert Pijls, Drejtor – SDC/DEMOS, z. Diellor Gashi, Drejtor – DPTK/MAPL, znj. Majlinda Jupolli, Zëvendës Menaxhere e Projektit – SDC/DEMOS, znj. Vlora Mehmeti, Ndihmës Auditore e Përgjithshme- ZKA dhe znj. Ilire Daija, DEMOS.
Në këtë takim është bërë miratimi i rezultateve preliminare të vlerësimit të performancës komunale 2018 për Grantin e Performancës Komunale 2020. Veprimet për alokimin e fondeve në Komuna do të ndërmerren pas miratimit të buxhetit të Kosovës, për vitin 2020.