Është mbajtur takimi i radhës i kabinetit të ministres së MAPL znj. Emilija Redžepi

Prishtinë, 2 Mars 2020

Në takimin e mbajtur sot në Kabinetin e Ministres, janë diskutuar aktivitetet javore të punës së MAPL-së më ç’rast Ministrja ka marrë vendim për themelimin e grupit punues për ndryshimin e udhëzimit administrativ për proceduren e themelimit, përbërjen dhe kompetencat e komiteteve të përhershme në Komuna dhe fuqizimin e Udhëzimit Administrativ për procedurën e emërimit të nënkryetareve në Komuna.

Po ashtu në këtë takim është vendosur t’u dërgohet një letër kryetarëve të Komunave me rastin e 8 marsit ditës së gruas për shpalljen e javës së promovimit të drejtave të grave.

Këtë javë fillon kalendari i vizitave në komunat e Kosovës ku të premten pritet të vizitohen komunat: Prizren, Dragash dhe Mamushë.