Është mbajtur takimi i stafit drejtues të MAPL-së

Është mbajtur takimi i stafit drejtues të MAPL-së për të përmbyllur dy aktivitetet më të rëndësishme të vitit 2019, aprovimin e raportit për rishikimin e Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale dhe fazën e parë të studimit të fizibilitetit të sistemit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë.

Njëkohësisht u trajtuan të arriturat e përgjithshme të vitit 2019, si dhe planet për vitin vijues nga dokumentet strategjike me ndikim në përmirësimin e qeverisjes lokale.

Ky aktivitet është përkrahur nga projekti DEMOS.