Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Fejzullahu pjesëmarrës në takimin e Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike GVRAP

Prishtinë, 22 maj 2019

Nën kryesimin e Ministrisë së Administratës Publike është mbajtur takimi i Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike (GVRAP).

Me këtë rast, zëvendësministri i MAPL-së Beqir Fejzullahu theksoi se “Qeverisja lokale në Kosovë po luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën publike dhe të qytetarëve. MAPL-ja është duke u përkujdesur që të garantojë një funksionim të gjithmbarshëm të komunave, duke synuar rritjen e cilësisë së punës së organeve komunale dhe ofrimit të shërbimeve publike komunale sa më afër qytetarëve. Sigurisht se avancimi i qeverisjes lokale, nuk mund të bëhet njëanshëm, por duhet të përfshihen edhe akterë tjerë të rëndësishëm të cilët realizojnë aktivitetet të rëndësishme për qeverisjen lokale, siç e kemi në këtë rast institucionet përgjegjëse në këtë grup punue”.

Ky takim, ka vazhduar punimet edhe në pjesën e pasdites.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors